TIRANE - Trupat e dy turistëve çekë Anna Kosinova dhe Michal Svatos pritet të nisen në drejtim të Çekisë, por pavarësisht kësaj ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Përfaqësues të Ambasadës Çeke të kontaktuar nga A1 Report me telefon, nuk pranuan të japin kohën se kur do të tërhiqeshin trupat nga morgu, por kërkuan që të respektohej privatësia.
Që prej të shtunës së javës së kaluar, trupat e tyre ndodhen në dhomat frigoriferike të morgut të kryeqytetit. Të dy turistët mbetën të vrarë të premten në mbrëmje, në fshatin Prekal, pasi u qëlluan nga pas koke nga një person që më vonë u identifikua si Sokol Mjacaj.
iu kishte hipur në mjetin e tyre Nissan Patrol me dhunë, me qëllim për t?i grabitur. Dy turistët mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumb pas koke.
Dy ditë pas krimit, policia arrestoi Mjacajn i cili edhe pranoi krimin, ndërsa gjykata vendosi për të masën e sigurisë arrest me burg.