A1 Report - Intervista e plotë, Drejtori i Fridrich Erbert: Drejtësia, merrni shembull Kroacinë

Report TV 2015-08-22

Views 1

Intervista e plotë
Një sistem drejtësie që funksionon redukton edhe korrupsionin. Ndaj dhe kancelarja gjermane Angela Merkel vuri theksin tek reforma në drejtësi si çelësi i integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu shprehet Frank Hantke, drejtor i zyrës së fondacionit ?Fridrich Erbert Stiftung? në Tiranë.

Duke komentuar në studion e A1 Report mbi deklaratën e kancelarës gjatë vizitës në Shqipëri, ai theksoi se mungesa e një sistemi funksional drejtësie është pengesë edhe për investitorët e huaj. Hatnke përmendi edhe shembullin e Kroacisë, duke thënë se vetëm kur prokuroria akuzoi zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë edhe ish kryeministrin Ivo Sanader, kroatët filluan të besojnë tek drejtësia.

Sipas Hatnke, një tjetër pengesë për investimet e huaja, mbetet mungesa e rregullave të qarta për të garantuar investimet e tyre në Shqipëri por edhe administra jo e kualifikuar.

Drejtor i fondacionit Fridrich Eibert në Tiranë, komentoi edhe mbi çështjen e azilkërkuesve që ishte një prej temave më të rëndësishme që u diskutua në vizitën e kancelares Merkel. Sipas Hantke, numri i lartë i azilkërkuesve nuk e ndihmon Shqipërinë në procesin e saj të integrimit, por mbi të gjitha i takon politikës dhe gjithë aktorëve përgjegjës që të kuptojnë se përse njerëzit po largohen.

Hantke foli edhe për procesin e përafrimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Shqipëria mund të luajë një rol ndërmjetës për të zbutur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Share This Video


Download

  
Report form