A1 Report - Diplomohen studentët e "New York" Lu: Keni në dorë të ardhmen e vendit

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË - Studentët e univeristetit të New Yorkut në Tiranë kanë përjetuar emocione të forta në ceremoninë e diplomimit të organizuar në një mbrëmje madhështore ku mernin pjesë figurat më të larta të politikës dhe shoqërisë. Prezenca e dy prej personaliteteve më me influencë në vend si kryeministri Rama dhe ambasadori amerikan Donald Lu është një nga rastet që tregon për fjalimet më impresionuese në universitetet shqiptare.

Rektori i univeristetit të New Yorkut, Fatos Tarifa në fjalën e tij u shpreh se studentët kurorëzojnë sot një nga punët e tyre më të mëdha por përpara i presin shumë sfida.

?Kjo është një nga mbrëmjet më të rëndësishme për të gjithë ju pasi sot po kurorëzoni punën e gjatë të disa viteve studimi. Këshilla ime për ju është kjo: Merrni përgjegjësitë tuaja tani. Sa më shumë që rriteni, më besoni që më shumë do të përballeni me jetën dhe do të fitoni shumë. Jam i bindur që përpara ju presin sfida të mëdha por po ashtu jam i bindur se në rrugën tuaj drejt suksesit do të merrni më të mirën e mundshme duke na bërë krenarë. Unë nuk e di me saktësi sesi do të jetë shqipëria pas disa vitesh por nëse me lejoni unë parashikoj që në vitin 2025 Shqipëria do të jetë një vend i anëtarësuar dhe me të drejta të plota në Bashkimin Europian?, - tha Tarifa.
Kryeministri Rama nuk hezitoi që në fjalën e tij të njoftonte edhe faktin se së shpejti do të miratohet projektligji i arsimit të lartë.

Ndërkohë, Ambasadori Amerikan Donald Lu tha se të rinjtë që po diplomohen sot janë ata që do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form