GJIROKASTËR - Dëmet e mëdha në kulturat bujqësore të shkaktuar nga karkaleci, pas Vlorës kanë filluar edhe në tokat bujqësore të Libohovës, Lunxhërisë dhe në fshatin Cepo të Gjirokastrës.
Alarmi jepet edhe nga Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë të cilët kanë zbarkuar në këto zona për të ndihmuar fermerët në luftën kundër këtij insekti.
Kreu i këtij institucioni Balil Bineri shprehet për A1 Report, se pavarësisht masave të marra deri më tani, tokat me kultura bujqësore të prekura nga karkaleci janë të shumta. Sipas kreut Bineri bëhet fjalë për dëme në kullota bujqësore, foragjere dhe perime.
Qarku i Gjirokastrës mbetet një vatër problematike për rënien e insektit të karkalecit, ku pavarësisht spërkatjeve të herëpashershme përsëri këtë vit është dëmtuar gati 30% e sipërfaqeve të tokave bujqësore.