TIRANE- Qeveria ka propozuar t?i japë Agjencisë së Trajtimit të Pronave të drejtën e veprimit dhe në rastet e sipërfaqeve me mbivendosje. Por ndryshe nga propozimet e mëparshme në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme nuk do të veprohet mbi zonën që ka probleme, por vetëm në atë që cilësohet e lirë. Përsa i përket sipërfaqes mbi të cilën ka konflikt, janë propozuar dy forma të zgjidhjes. Në nenin 17 të projektligjit të paraqitur për diskutim me grupet e interesit, përcaktohet se Agjencia do të ketë të drejtën të njohë pronësinë për pjesën që nuk ka konflikt.