A1 Report - Vrau bariun me bukë në gojë Autori kapet në malin e Gramozit

Report TV 2015-08-22

Views 1

Orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë në prangat e policisë 54-vjeçari Abaz Isa, i cili mbrëmjen e së premtes ekzekutoi 26-vjeçarin Marjo Laho, që punonte si bari në zonat e thella të Ersekës.

54-vjeçari ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar pranë malit të Gramozit teksa forcat e policisë ishin në ndjekje të tij dhe gjithashtu në negociata me familjarët për dorëzimin.

Shkelja nga bagëtitë e kufijve të vënë mes hapësirave të kullotave në Malin e Gramozit, i kushtuan jetën Mario Laho, bariut nga fshati Starje i Ersekës, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga 54-vjeçari Abaz Isa, i cili gjithashtu punonte si bari në këtë zonë.


Familjarët e 26-vjeçarit të vrarë pohuan para kamerave se i riu u ekzekutua me breshëri automatiku, teksa hante bukë në stan, ndërsa pohuan se Abas Isa ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Isa dhe Laho prej kohësh ishin në konflikte për njëri-tjetrin për çështjen e kullotave të bagëtive.

Konfliktet agravuan deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku 54-vjeçari Isa ekzekutoi me breshëri automatiku Marjo Lahon.

Autori i krimit duke e njohur mirë terrenin ka mundur t?i fshihet për disa orë forcave të policisë, të cilat kishin vënë në dijeni edhe palën greke për këtë vrasje.

Share This Video


Download

  
Report form