TIRANË - Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar ku përveç rendit të ditës, janë marrë disa vendime të rëndësishme duke filluar me zëvendësimin e postit të nënkryetarit të tretë, ku është propozuar emri i deputetes Valentina Leskaj.
Zonja Leskaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe është aprovuar menjëherë nga deputetët e pranishëm.
Gjithashtu është vendosur që në datën 18 korrik të mblidhet edhe Asambleja e partisë, për të diskutuar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe fillimin e procesit të riorganizimit, duke e përshtatur me ndarjen e re territoriale.
Në përfundim të mbledhjes ishte kryeministri ka folur edhe për reformën në drejtësi duke lëshuar një batutë, se kjo reformë do të përfundojë brenda vitit.
Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte mungesa e deputetit Ben Blushi, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj kryeministrit Rama.