TIRANE - Dy ditët e qëndrimit në Tiranën zyrtare i kanë mjaftuar Presidentit të Parlamentit Evropian Martin Schulz për të kuptuar klimën e tensionuar që ekziston mes dy forcave më të mëdha politike në vend, nje situate qe sipas tij ve ne rrezik te madh procesin e reformave. Vështirësitë që hasen thuajse në çdo seancë parlamentare për shkak të kundërshtive politike që çojnë në ngërç reformat dhe ligjet e rëndësishme, i kanë lënë një shije jo të mirë kreut të PE-së Martin Shulz. Ndaj ka zgjedhur fjalimin para të gjithë deputetëve në seancën solemne të thirrur nga kryeparlamentari Meta në nder të një miku të shqiptarëve, siç ai e quajti Schulz, për t?i përcjellë atyre një apel të domethënës për të ardhmen evropiane të vendit tonë: Bashkëpunimin në procesin e reformave, veçanërisht asaj në drejtësi që vijon të mbetet kyçe për rrugën integruese të vendit tonë.
Schulz tha se këto shqetësime i ka ngritur edhe eurokomisioneri Hahn kur vizitoi Shqipërinë në fundmarsin e këtij viti, e ?vëzhgimi? nga afër i marrëdhënieve mes liderëve politik, i la edhe atij të njëjtën ndjesi.