A1 Report - PD kundërshton reformën për pronat: E bën Ramën feudalin e madh të vendit

Report TV 2015-08-22

Views 1

Partia Demokratike ka kundërshtuar ligjin e propozuar nga maxhoranca për zgjidhjen e problemit të pronave në vend. Sipas deputetes, Jorida Tabaku ligji ?i dënon përjetë pronarët e tokës? dhe se PD ?s?do ta lejojë këtë ligj të kalojë në Parlament?.

?Kjo nisëm e Edi Ramës cenon një prej të drejtave themelore siç është e drejta e pronës, dhe e bën kryeministrin feudalin e madh të vendit, që shpërndan si të dojë vetë prona e vendos si të dojë ai çmime?, u shpreh Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, ligji i kompenson ish-pronarët me vlerën e tokës së vitit 1976. Nga ana tjetër, ?ligji përcakton se çmimet e tokës i vendos shteti dhe se këto çmime nuk mund të kundërshtohen në gjykatë?.

?Ligji merr përsipër që të ndërtojë një Agjenci të Trajtimit të Pronave, që nuk është veçse një agjensi burokratësh në formën e ish-komisarëve të dikurshëm, që po sillen me pronarët në të njëjtën mënyrë si bënte dikur dega e brendshme?, tha Tabaku.

Share This Video


Download

  
Report form