A1 Report - Dëshmia që "groposi" Alikon: U fut policia në fshat, morën fund!

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANË - A1Report ka siguruar dëshmitë e dy personave të prangosur si pjesëtarë të grupit të zjarrit në Lazarat të cilët më 24 qershor qëlluan me armë mbi efektivat e RENEA-s, ku për pasojë humbi jetën speciali Ibrahim Basha.

Këto dëshmi të cilat publikohen për herë të parë hedhin dritë se si për 72 orë duke nisur nga 21 qershori i 2015-ës nën drejtimin e vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko të rinjtë janë armatosur e kanë zënë pozicione lufte ne fshat.

Xhuliano Malo rrëfen se plani i 24 qershorit ishin diskutuar mes tij e vëllezërve Aliko diku në janar të 2015-ës. I riu nga Lazarati ishte i pari që u arrestua dhe hetuesit dyshojnë se u përdor nga vëllezërit Aliko si kurth ndaj policisë e cila e ndaloi në postbllok brenda një makine me armë, por që më tej RENEA do të binte në breshërinë e zjarrit.

?Arbionin dhe Albanin i kam shokë, me Albanin takohesha shpesh më tha rreth 6 muaj më parë se së bashku me persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk mi përmendi do të qëllonin me armë policinë, ideja e tij ishte që Lazarati të rikthehej siç kish qenë më parë, pa polic dhe që të mbillnim sërish drogë për të fituar. Unë pranova se do fitoja lekë, më pas këtë bisedë s?e kemi bërë më. Më datë 22 rreth orës 05:00 Albani më mori në telefon dhe më tha hajde në Lazarat për muhabetin që kemi folur. Shkova në Lazarat, prindërve u thashë do iki në plazh në Durrës, atje fjetëm në një shtëpi të braktisur mbi xhaminë dhe rreth orës 00:00 të natës duke gdhirë e sotmja shkuam te pika ku kishim lënë të bëhej lufta, vendi quhej ?Shkolla e Re, përballë pularisë, atje ishin dhe 8-9 persona të tjerë me maska dhe rroba ushtarake nga të cilët njoha Arbionin vëllain e Albanit. Në tokë kishte armë, aty unë mora një kallash, ndenjëm rreth 6 orë dhe qëlluam disa herë në ajër. Arbion Aliko i cili qëlloi i pari, para se të qëllonte thërriti Allahu Ekber, pas tij thërritëm të gjithë dhe filluam të qëllonim në ajër, unë qëllova 15 plumba. Në mëngjes vëllezërit Aliko më thanë të shkoja afër qendrës ku ata të dy kishin lënë aty një makinë me çelësa brenda, vajta dhe e mora makinën për ta çuar tek Alikot. Në gjysmën e rrugës më ndaloi policia, në momentin e prangosjes kam dëgjuar të shtëna armësh.?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS