A1 Report - 40 mijë euro për ta bërë Leon të ecë, vogëlushi apel për ndihmë

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Sytë e Leos pasqyrojnë ëndrra pafund njësoj si dëshira e tij e madhe për ti ngjarë Lionel Mesit.

Por ndonëse është 7 vjeç, Leo nuk ka ecur asnjëherë për shkak të një sëmunje të rëndë të kockave e cila e ka detyruar që që prej ditës kur ka lindur të përdorë allci e ti nënshtrohet dhjetëra ndërhyrjeve kirurgjikale.

Angjela Hasanllari mamaja e Leos tregon se pas gjithë vuajtjeve, tashmë ka një mundësi që djali i saj të ecë, por për këtë i duhet të kryejë në Selanik një ndërhyrje që kushton 40 mijë euro.

Vetë Leo është një djalë energjitik që nuk dorëzohet dhe që me një apel u drejtohet të gjithë atyre që kanë mundësi që ta ndihmojnë duke kontribuuar.

Për të mbledhur kontributet që të bëhet e mundur ndërhyrja që do ta bëjë Leon të ecë, familja ka hapur dy numra llogarie dhe po ashtu kushdo mund ta telefonojë familjen në numrin e celularit.

Share This Video


Download

  
Report form