SHKODËR - 1 e vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të rregjistruar orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Mësohet se në afërsi të Urës së Bahcallëkut në dalje të qytetit një automjet me targa AA461GV është përplasur më një mjet me traga AA685AN.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka ndërruar jetën një këmëbësore dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë po këmbësor, të cilët janë goditur nga mjetet.
Viktima është 76 - vjeçarja me iniciale H.M banuese në Shkodër ndërsa të plagosur kanë mbetur fëmija 7 - vjeçar me iniciale E.M dhe 30 - vjecarja me iniciale E.B, të dy të afërm të viktimës.
Dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor, drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia më të cilën qarkullonin mjetet.