A1 Report - Konstituimi i bashkisë Berat, Çuçi: Etapë tjetër,mbështetje të qeverisë

Report TV 2015-08-22

Views 0

BERAT - Pas zyrtarizimit të kryetarve dhe antarëve në këshillat bashkiak në të gjithë vendin ka nisur edhe konstituimi i bashkive.

Konstituimi i parë është bërë në Bashkinë e Beratit, e cila është zgjeruar me hartën e re territorial dhe tashmë do tu shërbeje 99 mijë banoreve dhe do ketë një sipërfaqe më të madhe.

Të pranishëm në këtë proces ishin Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, dhe Ministrja e Shtetit për Mardheniet me Parlamentin, Ermonela Felaj dhe deputetë të tjerë të koalicionit të majtë.

Ministri Çuçi u zotua gjatë fjalës së tij, se tashmë nis një etape tjetër për njësite e reja vendore, të cilat do kenë mbështetjen e qeverisë.

?Që në momentin e parë ju keni qenë edhe kryetarë, ende pa u betuar, por gjithsesi pasi kam marrë mandatin, ne kemi bërë si qeveri dy mbledhje deri tani, me të gjithë kryetarët e bashkive të shqipërisë të majtë dhe të djathtë dhe kemi filluar ndërkohë nga puna sepse mendojmë që sa më shpejtë ne konsolidojmë dhe sa më shpejtë ne krijojmë këto bashki të reja e kwtu përfshihet edhe bashkia e Beratit, aq më kollaj do ta kemi për të filluar dhe për të zbatuar pikërisht këtë vizion?, - tha Çuçi.

Share This Video


Download

  
Report form