A1 Report - Kumanovë, vritet me kallashnikov kandidati për kryetar dege për BDI

Report TV 2015-08-22

Views 2

KUMANOVË - Nga një përleshje me armë në lokalet e Kumanovës, ka mbetur i vrarë Xhemail Rexhepi, i njohur si komandant Shqiponja. Përleshja e armatosur ka ndodhur mes anëtarëve të BDI-së dhe sherri ka nisur për kreun e degës së kësaj partie. Në këtë ngjarje kanë ngelur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Sipas gazetës ?Lajm?, grupi ka pësuar nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejtë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, para një lokali në afërsi të ish-kazermës në Kumanovë.

Share This Video


Download

  
Report form