A1 Report - Dëshmia e burrit: E kam nënën e 2 fëmijëve të mi, nuk doja ta vrisja

Report TV 2015-08-22

Views 1

FIER - ?Nuk kam dashur vras bashkëshorten por gjithçka ishte aksidentale. Unë e shtyva gjatë debatit dhe ajo përplasi kokën në tokë, çka i shkaktoi vdekjen?. Kjo ka qenë dëshmia në polici e 22-vjeçarit Thoma Hajdini, i cili dy ditë më parë u arrestua pasi akuzohet se ka vrarë gruan e tij 19-vjeçaren me iniciale F.SH.

Ai ka rrëfyer se ka pasur një debat me bashkëshorten në oborrin e banesës së tyre për shkak të problemeve ekonomike dhe debati ka agravuar deri në përdorimin e dhunës.

?Në një moment unë e shtyva me forcë, ajo përplasi kokën në tokë dhe kjo rezultoi fatale për të. Qëllimi im nuk ishte ta vrisja pasi e kam nënën e dy fëmijëve të mi, por gjithçka ishtë një aksident?, - ka pohuar 22-vjeçari.

19-vjeçarja nga Levani i Fierit ndërroi jetë pas plagëve të marra në kokë. Sipas të afërmeve të saj ajo është dhunuar nga bashkëshorti në oborrin e shtëpisë. Debati mes tyre që përfundoi tragjikisht ndodhi edhe në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit.

Trupi i viktimës është marrë nga të afërmit në Gjirokastër.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form