VLORË - Më në fund në portin e Vlorës ka nisur puna për zgjerimin dhe restaurimin e kalatave.
Në përfundim të punimeve porti detar i Vlorës pritet të rrisë kapacitetet përpunuese të trageteve dhe anijeve të mallrave.
Drejtori i këtij institucioni Edmond Leka premton se punimet do të përfundojnë brenda 18 muajve, ndërsa u ndal konkretisht tek ky investim.
?Afati i punimeve është 18 muaj, por besoj me këto ritme punimesh do të mbarojë shumë kohë përpara. Nga kontaktet që ne kemi pasur me drejtuesin dhe drejtorin e kompanisë premtimet janë që brenda Qershorit të vitit që vjen ata do ta dorëzojnë këtë investim dhe me këtë investim, Porti i Vlorës merr tjetër natyrë, të tjera përmasa përpunimi tragetesh, natyrisht dhe qyteti do te japi frymëmarrje më të mirë si për sa i përket fluksit të turistëve ashtu dhe përpunimit të trageteve?, - tha Leka.
Porti i Vlorës në këtë periudhë të vitit po përballet me fluks pasagjeres që zgjedhin këtë pikë kufitare për tu rikthyer në banesë.