TIRANË - Përpjekje prej të dëshpëruarish i ka cilësuar Drejtoresha e DAR Tiranë, Eglantina Metani emailin e dërguar drejt drejtorëve të shkollave, duke sqaruar se emaili i asistentes është hackuar dhe është përdorur për qëllime të ulëta politike.
Më herët deputeti i PD, Luçiano Boci publikoi edhe emailin që iu dërgohej nga DAR drejtorëve të shkollave ku kërkohej informacion për bindjet politike të m,mësuesve.
Ky email sipas Bocit do përdorej për ?Fshesë? në arsim.
Reagimi i plotë i Drejtoreshës së DAR Qarku Tiranë, Eglantina Metani
Dëshpërimi i atyre që nuk duan të shohin reformat e ndërmarra në arsimin parauniversitar ka arritur kulmin. Në përpjekje për të baltosur punën e bërë në këto dy vjet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë, ditët e fundit në adresën time të email-it janë ndërmarrë disa sulme që tentonin të thyenin fjalëkalimin për të përdorur me pas atë llogari.
Fatkeqësisht, edhe pse dështuan me adresën time të postës elektronike, viktimë e këtij sulmi ka rënë asistentja ime, të cilës me sa duket jo vetëm i është thyer fjalëkalimi, por llogaria i është përdorur edhe për qëllime të ulëta politike.
Nuk ka asnjë kërkesë nga institucioni që unë drejtoj për tu informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës. Për ne, shkolla është e depolitizuar dhe siç treguam në zgjedhjet e fundit të qershorit, koha kur mësuesit përfshiheshin në fushata elektorale ka marrë fund.
Dëshiroj t?i kërkoje ndjesë çdo mësuesi që mund të jetë ofenduar profesionalisht nga akuzat e përcjella në media nga përfaqësues të partive politike. Koha kur mësuesit përdoreshin politikisht nga eprorët ka mbaruar, pasi kjo administratë është e vendosur për t'i mbajtur plotësisht të depolitizuar institucionet arsimore.