MAQEDONI - Moti i keq në këtë fillim gushti ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tetovë ku situata më e rënduar gjendet në fshatin Shipkovicë.
Nga të dhënat e deritanishme bëhet fjalë për 4 të vdekur në fshatin Shipkovicë, ku kanë humbur jetën 4 persona, dy të moshuar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17 vjeçe të cilët i ka zënë një masiv i madh shkëmbor në shtëpi, për shkak të rrëshqitjeve të provokuara nga reshjet e dendura të nisura këtë pasdite.
Situata është ende shumë e paqartë, pasi disa prej mediave maqedonase raportojnë se numri i viktimave nga moti i keq është shumë më i lartë.
Banorët e fshatit Shipkovicë apelojnë të ndërhyhet me helikopterë, pasi shumë prej familjarëve të tyre janë zhdukur ose kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve.