A1 Report - Veliaj: Lirojmë hapësirat publike emergjencë pastrimi i kryeqytetit

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - ?Do zbatohet memorandumi për ndalimin e ndërtimeve për 1 vit?, - Kështu është shprehur kreu i ri i Bashkisë Tiranë gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7, ndërsa theksoi se do të lirohen hapësirat publike për t?a rikthyer komunitet. Sipas Veliajt sfida emergjente është pastrimi i kryeqytetit.

?Mbajmë premtimet e fushatës. Do ndërhymë për lirimin e hapësirave publike. Emergjente pastrimi i qytetit. Administratorët e rinj kanë detyrë pastrimin e zonës së tyre. Administratorët do të sinjalizojnë për nderimet pa leje. Do zbatohet memorandumi për ndalimin e ndërtimeve për 1 vit. Do lirojmë hapësirat që fëmijët të kenë mundësi të argëtohen.?- u shpreh Veliaj gjatë rrugëtimit me banorët e njësisë numër 7.

Veliaj prezanton administratoren e Njesisë 7: Bëni inventarin për asetet publike të zonës
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot pasdite para stafit dhe banorëve të zonës, administratoren e Njesisë 7, Gjinovefa Kadria. Në fjalën e e mbajtur gjatë këtij prezantimi ai ka kërkuar nga administratorja e kësaj Njësie që të mbajë hapin e bashkisë qendrore për të gjitha çështjet e emergjencës të cilat ajo me sugjerimet edhe të qytetarëve ka zgjedhur për tu ndjekur e trajtuar me përparësi. Një prej këtyre çështjeve, Veliaj ka theksuar, se mbetet aksioni për pastrimin e qytetit, për të cilin ai ka kërkuar që administratorët duhet ta ndjekin nga afër. ?Gjithsecili prej jush të jetë syri dhe veshi ynë në terren për të inspektuar që kompanitë e pastrimit të fillojnë të kryejnë të gjithë procesin për tu siguruar që i gjithë territor të jetë nën kontrollin e pastrimit. Dua që gjatë këtij muaji të parë ata që paguhen për të pastruar të bëjnë pastrimin?, tha Veliaj në fjalën e vet.

Veliaj: Vijon puna në shkolla e çerdhe, në shtator s'do mungojë asgjë
Më pas kreu i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën Dhora Leka, ku ka falënderuar të gjithë ata që vijojnë punën edhe në këto ditë të nxehta vere që fillimi i vitit të ri shkollor ta gjithë gjithçka gati.

Share This Video


Download

  
Report form