A1 Report - Buxheti afatmesëm 2016-2018 Rritja ekonomike pritet të arrijë 4.5%

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË - Ruajta e rritjes ekonomike, përfundimi i investimeve në ifrastrukturë, rritja e pensioneve apo dhe shpërndarja e dëmshpërblimit për ish të përdjekurit politikë do të vazhdojnë të mbeten prioritet i qeverisë për 2 vitet e ardhshme. Këto janë prioritetet e projektbuxhetit afatmesëm për 3 vitet e ardhshme.

Ndërkohë që qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin për vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka publikuar edhe dokumentin për programin buxhetor afatmesëm 2016-2018. Rritja reale ekonomike parashikohet që të përshpejtohet gradualisht nga 3.0 për qind në vitin 2015 në 4.5 për qind në vitin 2018.

Kjo pritet të mbështetet nga një nivel më i lartë i kërkesës duke faktorizuar edhe efektin e pritshëm të rritjes së importeve, si rrjedhojë e projekteve të mëdha energjetike që priten të realizohen gjatë viteve në vijim. Niveli i inflacionit që parashikohet për këtë periudhë është 2.8 për qind për 2016 dhe 3 për qind për dy vitet e tjera. Të ardhurat totale të buxhetit për tre vitet në vijim parashikohet të rriten mesatarisht me rreth 7.5 për qind në çdo vit.

Share This Video


Download

  
Report form