A1 Report - BSH nuk ndryshon normën bazë Sejko:Luhajtja ekonomike, kalimtare

Report TV 2015-08-22

Views 0

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim Raportin Tremujor të Politikës Monetare ku vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit.

Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00%.

Lajmi është rikonfirmuar edhe në daljen e Guvernatorit të BSH, Gent Sejko, i cili në deklaratën e tij sa i përket luhatjeve në disa tregues të ekonomisë, tha se është situatë kalimtare.

Lidhur me politikën monetare të BSh për gjashtëmujorin e parë të 2015, u shpreh se rritja ekonomike për këtë vit është më e lartë se më parë.

Sa i tregon luhatjeve në disa tregues të ekonomisë, Sejko tha se është situatë kalimtare. Guvernatori i BSH tha se portofoli i kredive të këqija gjatë 6¬-mujorit të parë të vitit 2015 u ul me 2%, duke u shprehur se ky institucion ka ulur normat e interesit për kreditë.

Duke u shprehur se ka nevojë për përshpejtim të reformave strukturore, Sejko tha se ndërkaq po monitorohet me kujdes situatën në Greqi.

Sa i përket ndryshimeve në buxhet nga ana e qeverisë, Sejko theksoi se e rëndësishme është se nuk ndryshon defiçiti.

?Për BSH është e rëndësishme që të ruhet deficiti buxhetor. Në ndryshimet e bëra në buxhet nga ana e qeverisë nuk ndryshon.?- u shpreh Sejko.

Një nga problemet që vijojnë ende në sistemin e ekonomisë janë niveli i lartë i kredive të këqija deklaroi Sejko.

Guvernatori i BSH tha se portofoli i kredive të këqija gjatë 6¬-mujorit të parë të vitit 2015 u ul me 2%, duke u shprehur se ky institucion ka ulur normat e interesit për kreditë.

Share This Video


Download

  
Report form