A1 Report - Sina: Presidenti të zgjidhet me 84 vota, jo më politikanë në KLD

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Një president i zgjedhur me 84 vota do të ishte alternativa më e mirë për t?i dhënë popullit një kryetar shteti të pavarur. Ky është mendimi i konstitucionalistit Dariel Sina i cili në një intervistë për televizionin A1 Report thotë se nëse kandidatura për kreun e shtetit do të përmbush kriteret atëherë edhe bashkëpunimi me opozitën për ta miratuar do të jetë më i lehtë.

?Personalisht unë do isha dhe për zgjedhjen nga populli pra zgjedhje direkte por dhe zgjedhja me 84 vota është një zgjedhje e drejtë sepse presidenti në këtë mënyrë është totalisht i pavarur dhe ka një mazhorancë në zgjedhjen e tij që të ushtrojë mandatin e tij 5-vjeçar pa asnjë goditje e cila mund t?i vijë nga anëtarët e parlamentit ose nga një grup i cili mund të jetë grupi parlamentar ose i shumicës ose i pakicës parlamentare. Gjithmonë votat gjenden në qoftë se vendoset një kandidaturë e cila përmbush dhe ka kandidatura si majtas si djathtas e cila kandidaturë përmbush ato elemente që kërkohet që të ketë presidenti?, u shpreh Sina.

Sina ndalet edhe tek Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të cilën thotë se propozimet për të sjellë në këtë këshill figura jashtë politikës do ta bëj atë eficent.

?Së pari kaq shumë anëtarë nuk ka pse të ketë KLD 15 anëtarë pra duke hequr ndoshta presidentit, duke hequr ndoshta dhe ministrin e Drejtësisë, pjesëmarrjen e tyre sikurse dhe votën e tyre në KLD, mendoj se numri duhet të reduktohet dhe duhet të vijë, sipas variantit që unë kam parë, duhet të vijë një numër i cili duhet të jetë tek 9 deri në 11 veta sikurse është propozuar. Ne duhet të drejtohemi kryesisht te bota akademike?, tha Sina.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS