A1 Report - Boçi paralajmëron: Protesta për ta ndaluar të hyjë në fuqi Ligji i Arsimit

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Opozita e ka të përcaktuar qartë axhendën për të kundërshtuar me çdo mjet ligjor ose me protesta hyrjen në fuqi të ligjit të Arsimit të Lartë. Pavarësisht vendimit që do japë presidenti I republikës për ta dekretuar ose jo ligjin, demokratët në bashkëpunim me pedagogët po përgatisin hapat ligjor që do të ndjekin për këtë çështje. Kjo konfirmohet gjatë një interviste për A1 Report nga deputeti demokrat Luçiano Boçi.

?Para se të arrijmë të koordinimi i protestës me pedagogët dhe studentët pasi dhe studentët janë pjesë e rëndësishme e kundërshtisë ndaj ligjit për arsimin e lartë. Ne do realizojmë fazat ligjore që kanë të bëjnë me dërgimin e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese duke e rakorduar ankimimin tonë jo thjeshtë si pjesë e politikës por në bashkëpunim të plotë me forumet e pedagogëve.?-tha Boçi.

Jo të gjithë pedagogët e kanë kundërshtuar ligjin, por Luçiano Boçi i gjen pavend këto qëndrime sidomos nga pedagogët e Universiteteve në rrethe, pasi sipas tij ligji i ri i kthen ato në kolegje.

?Universitetet jashtë Tiranës që 9 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit të daljes së raportit të vlerësimit të cilësisë së punës së tyre kthehen menjëherë në kolegje për shkak të mos përmbushjes së atyre parametrave që parashikohen në ligj.?- u shpreh Boçi.

Ndonëse ligji kundërshtohet në themel nga opozita, Boçi thotë se edhe në ato raste kur ka përpjekje për përmirësim , kjo nuk plotësohet në ligj.

?Po kredia studentore është e vendosur në ligj por nuk është vendosur në mënyrën që duhet, nuk përcaktohet garancia qeveritare, nuk përcaktohen metodat ose mënyrat e marrjes së kredisë dhe nuk parashikohet që studenti do marri një kredi e cila është lehtësuese për të apo do marri një kredi tregtare siç është tani realisht.?- tha Boçi.

Kuvendi me votat e mazhoranxës miratoi në një seancë të posaçme me 22 korrik ligjin e ri të Arsimit të Lartë, ndërsa Presidenti i Republikës ka në dispozicion 3 javë kohë për t?u shprehur me dekret. Gjatë kësaj kohe kreu i shtetit zhvilloi një tryezë me pedagogët si dhe priti në takim Ministren e Arsimit për të diskutuar pikërisht për këtë ligj.

Share This Video


Download

  
Report form