TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me 7 vota rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. Por në një tjetër vendim gjatë mbledhjes së sotme, KQZ ka vendosur që t'iu japë para shtesë 15 partive të cilat kanë marrë më tepër vota nga pritshmëria. Gjithashtu për shkak të rezultatit të dobët, KQZ u ka kërkuar 46 partive të tjera që të kthejnë paratë mbrapsht brenda 30 shtatorit të këtij viti.
Por edhe kjo mbledhje nuk devijuar nga debati mes përfaqësuesve të partive në KQZ. Përfaqësuesi ligjor i PS¬së në KQZ, Genci Gjoncaj deklaroi gjatë mbledhjes së sotme, teksa diskutohej projektakti për rezultatin e zgjedhjeve, se qeveria arriti të përmbushë detyrimet e saj në zgjedhjet e 21 qershorit.
Sipas tij, mazhoranca nuk ushtroi presion dhe trysni politike mbi KQZ e institucionet e tjera, por ka shënuar një standard të ri. Gjoncaj tha se këto ishin zgjedhjet më të mira.
?Mazhoranca nuk ushtroi asnjë trysni politike mbi KQZ, fakti që KQZ punoni në mënyrë korrekte pa cenuar mandatin e anëtarëve tregoi qartë interesin e kësaj mazhorancë për të mos kapur institucionet, për të mos bërë trysni mbi to. Respektimin e kodit, përgjegjëshmërinë për përgatitjen e listave zgjedhore, në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve qeveria ka përmbushur standardet. Bëri transparencë për dhënien e informacineve të shoqërisë civile. Për herë të parë u dha akses i pakufizuar ndaj auditëve të KQZ në drejtoritë e përgjithshme të gjendjes civile, gjë që më parë ishte e palejuar me motivacionin e mbrojtjes së shtetasve. Transparenca më listat zgjedhore është vendosja e një standardi të ri, përbën garanci për zgjedhejt e ardhshme?,¬- tha Gjonçaj.
Përfaqësuesi i PD¬-së, Njazi Kosovrasti i quajti deklarata politike ato të zotit Gjonçaj që nuk kanë lidhje me rendi e ditës. Për të parë nëse ishin apo jo zgjedhjet më të mira, ai tha se duhet të presim raportin e tretë të OSBE/ODIHR.
?Rendi i ditës është tjetër gjë, vjen përfaqësuesi i qeverisë, i bën elozhe qeverisë. Kjo është falsitet, më vjen shumë keq. Të presim raportin e OSBE/ODIHR le ta thotë ai?.- u shpreh Kosovrasti.