A1 Report - Institucionet në ‘gjumë’, politikanët në bregdet 'kontribut’ për turizmin

Report TV 2015-08-22

Views 2

Ikja e kryeministrit dhe ministrave me pushime i ka lënë të fjetura thuajse të gjitha institucionet e vendit . Fundi i gushtit pritet ti sjellë ata në kryeqytet për të rinisur punën dhe për tu bërë gati për një vjeshtë intensive .

Gjatë pushimeve politikanët janë treguar të kujdesshëm të mos publikojnë foto apo video në rrjetet sociale. Megjithatë, nuk i ka shpëtuar objektivit të paparacëve kryeministri Rama apo dhe Ministri i Brendshëm Tahiri. Siç duket dhe në foto kreu i qeverisë po kalon disa caste të gëzueshme me vogëlushin e tij, Zaho. Ai ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut. Ndërsa ministri Tahiri, siç shihet dhe në foto ka lënë mjekër.

Bregdeti i jugut, Gjiri i Lalzit dhe Qerreti kanë qenë për këtë vit oazi i pushimeve të politikanëve shqiptarë. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta përvec relaksit në vilën e tij në Lalz, pak ditë i ka kaluar dhe në Jalë ku është para nën shoqërinë e politikanëve nga maqedonia.

Përzgjedhja e bregdetit shqiptar nga shumica e qeveritarëve, duke se ka një arsye, mesazhin sensibilues për vlerat e bregdetit tonë. Kujtojmë që rimëkëmbja e turizmit është një nga premtimet që qeveria i ka bërë shqiptarëve.

Share This Video


Download

  
Report form