A1 Report - Ekskluzive/ Biseda mes Ramizit Kadaresë dhe Berishës në 1990 - Pjesa e 3

Report TV 2015-08-22

Views 10

Ramizi me intelektualët, Dhrami:
Në Malin me Gropa janë 40 kufoma

TIRANE- Pjesa e tretë e takimit të Ramiz Alisë me intelektualët në 10 gusht 1990, vijon të publikohet në Shqiptarja.com, e zbardhur e plotë, sipas incizimit zanor. Në pjesën e sotme, vijon fjalimi hyrës i Ramiz Alisë, i cili ka folur plot 1 orë e 4 minuta, dhe pasi ka kërkuar pushim, pas pushimit i ka ftuar intelektualët që të diskutojnë mbi çështjet që i shqetësojnë apo mbi ato ç?ka ai ka përmendur në fjalën e tij hyrëse.

Diskutimi i parë nxitet nga skulptori Muntaz Dhrami, i cili e gjen mënyrën të hapë një temë shumë delikate e që e ka nervozuar disi Ramiz Alinë. Ai ka përmendur thashethemnajën, siç e cilëson ai, që qarkullonte në atë kohë në Tiranë se në Malin më Gropa ishin varrosur 40 vetë... Dhe kur Ramiz Alia thotë se ?ç?mund të informojmë publikun në këtë rast, ku s?ka asgjë të vërtetë, e që në Malin me Gropa ka vetëm gropa?, skulptori ka marrë guximin ta çojë më tej temën e tij të diskutimit, duke thënë se ?atyre prindërve që ju mungojnë fëmijët e që nuk i gjejnë mendojnë se ua kanë vrarë, pasi edhe morgun e ruajnë me policë...?
Më poshtë vjen pjesa e tretë e këtij takimi, material që do të vijojë edhe me 7 pjesë të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS