A1 Report - Burri vrasës: E qëllova gruan i dehur, mëshirë! Amanet fëmijët

Report TV 2015-08-22

Views 4

POGRADEC - Zamir Çekani gjatë marrjes në pyetje ne polici ka treguar të gjithë dninamikën e krimit, duke pohuar se ka qënë i dehur ne momentin kur lidhi me litar e qelloi me thike bashkeshorten e tij. Sipas tij gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ai ka kërkuar mëshirë, duke u pohuar policëve se u linte amanet tre fëmijët e tij.

...
Mosmarrëveshjet banale prej mëse një muaji kanë çuar në krimin e radhës brenda familjes. Një burrë 38-vjeçar mbyti me litarin e teshave bashkëshorten e tij 28-vjeçare dhe e qëlloi atë disa herë në parakrah me thikën e bukës. Krimi brutal ndodhi pasditen e kësaj të shtune (15 gusht) në fshatin Proptisht të Pogradecit. Sipas policisë, Zamir Çekani vrau nënë e tre fëmijëve të mitur, Lirien, gjatë grindjes të nisur mes tyre në banesë për motive banale. Sipas policisë, gruaja dyshohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e mbytjes. Pas krimit 38-vjeçari ka hedhur thikën jashtë banesës, e cila për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë ende nuk është gjetur nga policia.

Të parët që janë nisur drejt shtëpisë së ciftit Cekani ishin kryeplaku dhe infermierja e fshatit, të cilët e kanë gjetur të pajetë në banesë Lirien pak minuta pasi kishte ndodhur krimi i rëndë. Me të mbërritur në banesën e families Çekani, policia arrestoi autorin Zamir Çekani i cili nuk ishte larguar nga banesa ku kreu vrasjen e bashkëshortes së tij.

Burri kishte pire ne lokal, masakroi gruan ne sy te femijeve
38-vjeçari pasi kishte kaluar disa orë në klubin e fshatit ka shkuar drejt banesës në gjëndje të alkoolizuar. Pasi ka shkuar në banesë është turrur drejt bashkëshortes së tij duke i kërkuar ushqimin edhe pse kjo e fundit i kishte bërë gati gjithçka. Në gjendje të dehur gjatë debateve 38-vjeçari fillimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas ka marrë nga kuzhina thikën dhe ka goditur disa herë mbi trupin e bashkëshortes ne sy të fëmijëve.

Familjaret detyruan vajzen te kthehej te burri dhunues
Lirie Çekani nëna e tre fëmijëve të mitur prej vitesh jetonte në kushte ekstreme dhe nën dhunën e vazhdueshm të bashkëshortit ndërsa kishte tentuar disa herë të largohej nga martesa e saj. Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë detyruar vajzën e tyre të kthehej pranë bashkëshortit pa marë parasysh dhunën që ushtrohej çdo ditë mbi vajzën e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form