A1 Report - Rama për L’Unita: Hidhini një sy kontributit të emigrantëve

Report TV 2015-08-22

Views 0

Kryeministri Rama në një intervistë për gazetën italiane L?Unita ka sqaruar një sërë cështjesh të rëndësishme dhe aktuale lidhur konkretisht në marrëdhenien Shqipëri-Itali kriza greke apo objektivin e Shqipërisë për të qënë pjesë e BE. Për çështjen e emigracionit masiv Rama është shprehur me ironi ndaj politikanëve italianë që janë kundër emigracionit duke thëene se duhet të kthejnë sytë nga kontributi që emigrantët i kanë dhënë Italisë

Në Itali këto ditë, emigracioni është në qendër të debatit. Partia e Mateo Salvinit, Lega Nord, kalëron linjën e ashpër: t?i kthejmë mbrapsht migrantet në shtepitë e tyre, të mbysim anijet. Guvernatoret legiste Zaia dhe Maroni refuzojnë kuotat e migranteve që u ka përcaktuar qeveria. Çfarë mendoni Ju sot në krye të një vendi që njezet vjet më pare njohu një migrim të fortë drejtë Italisë?

?T?i sulmosh kundërshtaret me objektivin që t?i flasësh barkut të gjindjes së trembur, për t?i marrë vota që lindin nga ankthi, është një lloj politike që e njohim mirë. E cila pretendon t?u japë zgjidhje problemeve të renda por, siç na mëson historia, është e aftë vetëm të përkeqësojë gjendjen. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë mbrapa në kohe për të parë gërmadhat dhe gjakun që ka lënë në trupin e Europës pikërisht ajo lloj politike, e cila pasi është ushqyer me ankthet është vërsulur egërsisht kundër shpirtit të vetë njerëzimit?.

Share This Video


Download

  
Report form