Shkodër, Makina përplaset me murin rrethues të varrezave vdes 26 vjeçari-Ora News

Ora News Lajme 2015-08-28

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rreth orës 02.40 minuta të mëngjesit të kësaj të marte, 25 gusht 2015, në segmentin rrugor Shkoder ? Koplik, në lagjen Dobraç.
Automjeti tip Benz me targë AA 499 AG i drejtuar nga shtetasi England Alla është përplasur me murin rrethues të varrezave të kësaj lagjeje, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas grupit hetimor të mbërritur në vendngjarje, i riu i cili po udhëtonte i vetëm në automjet ka qënë duke lëvizur me shpejtësi, kur sapo është futur në kthesën e kësaj rruge ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues.
Nga verifikimet në vendngjarje, edhe pse i riu ka tentuar të frenojë në vend, nuk ja arritur kësaj gjëje dhe në të njëjtën kohë e ka patur të pamundur shmangien e përplasjes me murin rrethues.
Përplasja ka qënë e fortë dhe ka rezultuar fatale për 27 vjeçarin Alla, i cili ka ndërruar jetë në vend nga goditja e fortë. Blutë e Shkodres kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë skemën e këtij aksidenti të rëndë.
Rruga Shkoder ? Koplik, edhe pse një investim i viteve të fundit, është një nga njollat e zeza në rrugët e qarkut Shkoder, për shkak të mungesës së ndriçimit, daljeve të rrugëve dytësore dhe sinjalistikës së pjesshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/makina-perplaset-me-murin-rrethues-te-varrezave-vdes-26-vjecari/

Share This Video


Download

  
Report form