Në Shkodër punimet për rikonstruksionin e akseve problematike bëhen ditën për diell dhe kur trafiku është më i rënduar. Kështu ka ndodhur edhe me urën e Bahcallëkut, ku autoriteti rrugor i veriut po ndërhyn për rikonstruksionin e saj. Sipas drejtorit te autoritetit rrugor të rrugëve Nikolin Dedvukaj, kjo ndërhyrje bëhet me qëllim përmirësimin e trafikut.
?Sot u bë një ndërhyrje e vogël në dy pjesët ndarëse të urës. Sigurisht po vazhdojmë me riparime pasi nuk kemi mundësi më bë gjëra më të mëdhaja të paktën të krijojmë kushte që në këtë trafik të rënduar sado pak të lehtësojmë qarkullimin e mjeteve ,?-është shprehur Drejtori i Autoritetit Rrugor të Rrugëve, Nikolin Dedvukaj.
Mirëpo kjo ka bërë që për rreth 1 orë trafiku në hyrje të Shkodrës të qëndrojë i bllokuar. Dedvukaj i pyetur nëse ka qenë më e përshtatshme që të punohej gjatë orëve të mbrëmjes drejtori u përgjigj.
Edhe më herët u lajmërua se për urën e Bahcallëkut e vetmja mundësi janë punime të pjesshme për shkak se hyrja e qytetit ka vetëm një rrugë.