A1 Report - Bashkia Tiranë: 200 mijë lekë gjobë kush hedh plehra në rrugë

Report TV 2015-08-31

Views 2

Nëse hidhni plehrat në rrugë atëherë do të paguani 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja gjobë. Nëse ndërtoni pa leje do të paguani 5 mijë euro. Janë këto disa nga masat që ka marrë Bashkia e Tiranës për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ulur nivelin e ndotjes në Tiranë.

Burime nga bashkia thonë se policia bashkiake do të paloset me kamera të posaçme për të dokumentuar shkeljet. Kjo do të arrihet falë kamerave që do të kenë patrullat e bashkisë, kur të lëvizin në Kryeqytet.

Shkeljet
Përveç gjobës prej 5000 euro që do të vendoset kur ndërtoni pa leje, do të paguhet edhe pastrimi që do të bëjnë institucionet e bashkisë si dhe kthimi i saj në identitet. Gjobë do të vendoset edhe për rastet kur dëmtoni pronën publike, kur vidhen kapakët e pusetave apo kur dëmtohet monumentet e kulturës.

Share This Video


Download

  
Report form