A1 Report - Tahiri mbron Ramën me shifra: Azilantët shqiptarë nga Greqia

Report TV 2015-08-31

Views 3

TIRANË - Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri mbrojti me shifra deklaratën e kryeministrit Rama se në Gjermani azil po kërkojnë emigrantët shqiptarë në Greqi por dhe ata nga vendeve të tjera të BE-së. Në një konferënce për shtyp ministri tha se daljet nga vendi janë normale.

?Dua tju bëj me dije se nga informacionet, shumica e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani janë shtetas që jetojë kryesisht në Greqi, por edhe në vendet e tjera të BE-së, të cilët janë larguar ngarendet ku ata jetonin e kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil. Numri i dalieve të shtetasve shqiptarë në 7 muajatë e parë të këtij viti është rritur me 0.6 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë se shifrat e publikuara nga gjermania për numrin e azilkërkuesve nuk korespodojnë me numrin e shtetasve shqiparë që kanë dalë nga kufiri i shqipërisë?, - tha Tahiri .

Por megjithë këtë, ministri Tahiri ftoi opozitën për bashkëpunim dhe të mos e përdorë eksodin politikisht.

?I bëj thirrje opozitës që të përmbahet ndaj çdo lloj keq përdorimi, keq interpretimi ndaj kësaj situate. Po e keqpërdorin për të nxjerrë fitime politike ditore. Nëse opozita e ka tepër të vështirë të bashkëpunojë me qeverinë e vendit tonë, atëherë të përmbahet nga politizimi i pa nevojshëm që nuk ndihmon askënd as vetë opozitën?, - tha Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form