Rritja e investimeve për zhvillimin e turizmit malor do jetë prioriteti kryesor i Bashkisë së madhe të Beratit.
Kreu i Bashkisë, Petrit Sinaj, e shikon këtë projekt si një mundësi e mirë për zhvillimin e ekonomik të kësaj treve.
Sinanaj shton se investimet nuk duhet të fokusohet vetëm në qytetin e një mbi një dritarëve.
Kreu i bashkisë i projekton zonat e reja që bashkëngjiten Beratit si një potencial I mirë për zhvillimin e turizmit malor.
Ndër të tjera Sinaj shtoi se pavarësisht përpjekjeve për të zhvilluar turizmin në zonat malore, nuk do lihet jashtë vëmendjes edhe qyteti.