A1 Report - Veliaj prezanton administratorin në Pezë:Promovojmë agro-turizmin

Report TV 2015-08-31

Views 0

"Riparimi i varrezave të Pezës si dhe i gjithë objekteve të tjera të kësaj zone është një nevojë imediate që Peza të jetë gati për të pritur vizitorët në ?Festën e Pezës? e cila këtë vit do të zgjasë tri ditë". Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj i cili nga Peza ka thënë se kjo festë do të shfrytëzohet si mundësi për të reklamuar potencialet e zonës.

Sipas tij Festa e Pezës do të shërbejë edhe si një provë për organizimin e festave të 28-29 nëntorit. ?Për respekt të këtyre shqiptarëve të mirë, që sot nuk janë më sepse dhanë jetën për këtë kauzë, besoj se festa e Pezës dhe të gjitha ceremonitë duhet të jenë në një standard të ri, për mënyrën se si menaxhojmë të gjitha pikat përkujtimore, për t?u siguruar se nuk jemi një komb pa memorie apo njerëz të ardhur nga hiçi?, u shpreh Veliaj.

Mandej, kryetari i bashkisë së Tiranës tha se Peza është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse është një ikonë historike, një potencial ekonomik dhe bujqësor për Tiranën e madhe
?Ndaj kemi vendosur që këtë herë festën e Pezës të mos e festojmë vetëm në një ditë, në datën 16 shtator, por do të kemi tre ditë të plota me aktivitete, si për shembull një treg fermerësh, shitje të produkteve bujqësore, promovimin e produkteve të zonës, si dhe do të ftojmë njerëz nga Tirana që të vijnë të njohin edhe këtë pjesë të Pezës?,

Veliaj tha po ashtu se Peza do të shërbejë si një provë për të organizuar edhe festat e nëntorit.?Kësaj here Peza do të kthehet në kopshtin e Tiranës, qoftë si një mënyrë për t?u çlodhur, qoftë për t?u njohur me agroturizmin?,-shtoi Veliaj.


Këto deklarata Veliaj i bëri teksa prezantoi administratorin e njësisë Pezë Besmir Kola, për të cilin kryebashkiaku tha se e pret një punë e gjatë për të çuar deri në fund nismat e bashkisë.

Share This Video


Download

  
Report form