A1 Report - Lirimi i hapësirave publike,Paskali: Zbrapsuni se nuk do të tolerojmë

Report TV 2015-08-31

Views 5

TIRANË-Në një dalje për mediat pas aksionit për lirimin e hapësirave publike nënkryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali u bëri thirrje të gjithë zaptuesëve që të lirojnë vendin nuk do të tolerohet asnjë person i cili shkel ligjin.

Sipas saj Tirana do të marrë drejtimin e duhur dhe do të çlirohet nga çdo pushtim i paligjshëm që i është bërë vitet e fundit duke demostruar kështu edhe njëherë se ligji do të jetë i ashpër për të gjithë ata që nuk e respektojnë dhe se aksioni do të vazhdojë gjatë ditëve në vazhdim në të gjithë kryeqytetin

Ndërkohë Policia Bashkiake gjatë një jave aksion në njësinë nr.5, ka vendosur 84 gjoba për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget, vazo lulesh, gardhe dekorative apo mjete të tjera të paligjshme, si dhe 43 gjoba të tjera për dëmtim dhe vandalizim të hapësirave publike. Gjithashtu, edhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka vendosur 45 gjoba për zënie dhe bllokime të hapësirave publike, rrugë, trotuare, apo vendosje reklamash e postera në mënyrë të paligjshme. Kryetari i Bashkisë theksoi se këto janë masa për të mbështetur 99% të njerëzve që duan higjienë, rregull dhe shtet.

Share This Video


Download

  
Report form