A1 Report - Paloka: Rama pranoi zyrtarisht se Beu i Jugut është Koço Kokëdhima

Report TV 2015-08-31

Views 2

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat reagoi mbi ristrukturimin e Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Edi Paloka iu referua përcaktimit si përgjegjës për Qarkun e Vlorës, deputeti Koço Kokëdhima.

?Edi Rama e pranoi zyrtarisht dhe publikisht se Beu i Jugut është Koço Kokëdhima. De facto, Kokëdhima ka qene deri me sot kryeministri i të gjithë aksit Lushnje-Fier-Vlorë-Sarandë. Ai vendos për gjithçka, për çdo tender, privatizim, e punësim. Por dje ai është shpallur edhe ?de jure? nga Edi Rama si padron i Jugut. Dje nën justifikimin e një organizimi të ri të PS, Kokëdhimës i është shtuar nën zotërim edhe qarku i Gjirokastrës?, tha Paloka.

Kreu i grupit demokrat sulmoi deputetin e PS-së duke thënë se po promovon persona me precedentë kriminalë dhe se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike.

?Në të vërtetë Koco Kokëdhima nuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të jugut dhe të gjithë Shqipërisë. Ai është përfaqësues i oligarkisë që ka kapur pushtetin dhe e ushtron atë çdo ditë e çdo orë për interesat e veta financiare. Modeli i Ramës për Jugun është modeli i ideatorit të legalizimit të drogës dhe rrëmbimit të çdo prone. Janë me dhjetra ankesat e denoncimet e përditshme të qytetarëve për Koço Kokëdhimën. Janë me mijëra ankesat e denoncimet të vetë socialistëve të tradhëtuar nga deputeti i tyre dhe nga mënyra se si e ushtron ai pushtetin. E megjithatë, Edi Rama e shpalli me ceremoni dhe e kurorëzoi Koçon si beun e Jugut?, përfundoi Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form