Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
. Rindërtimi i stadiumit ?Selman Stërmasi? është në fazat përmbyllëse, por disa objekte pengojnë ndërtimin e fasadës. Klubi i Tiranës dhe tifozët bardheblu nëpërmjet një peticioni i kërokjnë bashkisë së kryeqytetit të largojë sa më parë objektet në fjalë.
ARBI LAÇI Zëdhënës i K.F.Tirana: ?Duke qenë se kemi mbërritur në fazën finale janë disa objekte që nuk kanë lidhje me sportin dhe shqetësojnë mbarëvajtjen e fazës finale të rikosntruksionit të këtij stadium. Duke qenë se jemi tek shqetësimet gjej rastin të falenderoj bashkinë e Tiranës për lirimin e parkingut përpara stadiumit, ndërkohë presim me padurim që dicka e tillë të ndodhe edhe me objektet që nuk janë sportive, që shqetësojnë fasadën përpara stadiumit, e cila ka nisur të rikonstruktohet, por vetëm pjesërisht pasi një pjesë e saj nuk mund të përmirësohet sic është bërë plani për të. Një agjenci udhëtimesh e ka kthyer pjesën përpara stadiumit në një stacion autobusash për linjë Tiranë-Athinë gjë e cila nuk ka asnjë lidhje me këtë impiant. Duke qenë si tifozët janë këtu sot ata kanë vendosur të bëjnë një peticion drejturar bashkisë së Tiranës për të mbledhur firmat, jo vetëm tifozëve bardhe e blu, por të gjithë qytetarëve të këtij qyteti pasi kjo është një pronë publike e cila meriton të jetë funksionale për qytetin e Tiranës.?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruksioni-i-selman-stermasit-ekipi-i-tiranes-kerkon-largimin-e-objekteve-perqark-tij/