A1 Report - Veliaj:Tirana qyteti më i ndotur në rajon,do të 4-fishojmë gjobat

Report TV 2015-08-31

Views 0

Në një takim që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkinë e Tiranës,kreu Erion Veliaj paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të këshillit Bashkiak do të 4-fishohen gjobat për këdo që ndot kryeqytetin kjo pasi Tirana është kryeqyteti më i ndotur në rajon.

Aksioni për pastrimin e Tiranës
?Në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak do të 4-fishojmë gjobat për ndotësit e ambientit.Politika ka shumë nevojë për idetë dhe nismat e shoqërisë civile. Në këtë kontekst duhet ta shikonim njëri¬tjetrin si partnerë. Për shumë prej jush që po inkurajojnë ligjin për vullnetarizmin, beteja më e madhe është ajo me mentalitetin. Për këdo që mendon se në kapitalizëm nuk ka nevojë për vullnetarizëm mjaftojnë të shkojë vendet e zhvilluara atje ku ka më shumë vullnetarizëm. Çështjen e pastrimit në qytet e kemi marrë shumë seriozisht. Besoj që ata që kanë lindur në komunizëm e dinë se varfëria nuk tregon mungesë higjiene. Prandaj ne jemi një qytet që duhet të fillojë të punojë, pasi procesi i pastrimit është shumë larg ambicieve tona, por besoj se është shumë më ndryshe se 4 javë më parë?,¬ tha Veliaj.

Sipas tij, ?monopolin e pastrimit nuk e ka bashkia e ka e gjithë shoqëria. Kjo është arsyeja që ne kemi marrë disa masa, ndaj kemi vendosur disa gjoba të rënda, se jemi vendi më i ndotur në rajon. Do doja t?ju kisha në krah në aksionin e 4 shtatorit për të treguar se jemi një qytet që bie por që edhe ngrihet bashkë. Do doja të ishit pjesë e këtij operacioni, të bëheshit pjesë e këtij aksioni për të pastruar Tiranën- tha Veliaj

Kështu është shprehur Kryebashkiaku Veliaj në në një takim që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkinë e Tiranës.Veliaj ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e askionit vullnetarë të pastrimit të Tiranës më 4 shtator duke theksuar se partneriteti me shoqërinë civile është ndër më të rëndësishmit për të bërë të mundur pastrimin e qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form