A1 Report - Reforma në Drejtësi, UNICEF tryezë për të drejta e fëmijëve

Report TV 2015-08-31

Views 0

?Drejtësia e të Miturve në fokus të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri? është tema e tryezës së konsultimit publik që po zhvillohet paraditen e sotme nga komisioni i posaçëm parlamentar, në bashkëpunim me UNICEF¬-in.

Në këtë veprimtari marrin pjesë personalitete, ekspertë dhe profesionistë të fushës nga institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile, të spektrit akademik, si dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë në vendin tonë.

Reforma në drejtësi, e konsideruar si sfida më e vështirë e sesionit të ri kuvendor, aktualisht ndodhet në fazën e tretë, që lidhet me hartimin e amendamenteve kushtetuese e ligjore. Këto amendamente parashikojnë ndërhyrje në mbi 45 ligje, që do të përbënin dhe bazamentin e reformimit të sistemit të drejtësisë shqiptare.

Ky proces ka përmbyllur tashmë dy fazat e para të tij. ?Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri?, që përbën dhe fazën e parë, është një dokument me rreth 450 faqe, i pari i këtij lloji në 25 vjet, i cili pasqyron në mënyrë të plotë një analizë të hollësishme mbi sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Ndërsa faza e dytë lidhet me ?Strategjinë për Reformimin e Drejtësisë dhe Planin e Veprimit? për zhvillimin e saj. Ky dokument synon t?u japë zgjidhje gjetjeve, problematikave dhe përfundimeve të identifikuara në dokumentin e analizës së sistemit të drejtësisë, përmes ndërhyrjeve kushtetuese e ligjore që duhen kryer në këtë drejtim.

Share This Video


Download

  
Report form