Zyrtarisht nis sot aksioni kundër informalitetit, fluks në QKR-të e rretheve

Ora News Lajme 2015-09-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zyrtarisht nis sot, 1 shtator 2015, aksioni kundër informalitetit. Mbi 600 grupe kontrolli janë parashkuar të dalin në terren për verifikimin e ligjshmërisë të gjitha subjekteve tregtare.
Por fillimisht para se të dalin në terren nga administrata qendrore është menduar të zhvillohen semirare orientuese për etikën që duhet të ndjekin gjatë kontrollit grupet inspektuese.
Ndërkohë nga një vëzhgim i Ora News në të gjitha QKR rajonale vijon të ketë fluks të dendur të personave që duan të regjistrojnë bizneset e tyre, apo të kryejnë veprime të tjera ligjore lidhur me biznesin e tyre.
Në zyrat e QKR në Tiranë, Fier, Shkodër, Elbasan, Korcë ka radhë për regjistrim apo çregjistrim të biznesit. Shumë qytetarë kërkojnë më shumë kohë për regjistrimin e bizneseve duke u ankuar për vonesa në procedura.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/nis-aksioni-kunder-infomalitetit-600-grupe-ne-terren/

Share This Video


Download

  
Report form