Deklaratat e Sejkos, Preçi: Aksioni kundër informalitetit nuk do çlirojë kreditimin

Ora News Lajme 2015-09-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët e ekonomisë e shohin me skepticizëm deklaratën e një dite më parë të guverantorit Genti Sejko se aksioni kundër informalitetit do të ndikojë pozitivisht në kreditim. Sipas Zef Preçit, në një periudhë afatshkurtër bizneset do e kenë më të vështirë të sigurojnë kredi me 1 bilanc në kushtet kur bankat percetojnë risk të lartë, çka reflektohet te diferenca e madhe mes interesave të kredive dhe atyre të depozitave.
Deklarata e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko se aksioni kundër informalitetit do të ndikojë pozitivisht në kreditim ka hasur në skepticizmin e fortë të ekspertëve të ekonomisë.
Zef Preçi: ? Përpiqet Guvernatori të krijojë një imazh pozitiv për diçka që ndoshta nuk është kështu. Nuk pres që bankat të ndryshojnë për shkak se ndryshon bilanci. Bilanci do edhe një vit që të ndryshojë në terma realë, çka do të thotë që proçesi i kreditimit të ekonomisë reale pas 2 vjetësh do të jetë më i shëndoshë, më i sigurtë, por më i shtyrë në kohë?.
Për Zef Preçin, Banka e Shqipërisë është shumë optimiste në qëndrimet e saj për gjendjen e ekonomisë, ndryshe nga sa refletohet në veprimet e bankave tregtare, ku diferenca e madhe mes interesave të kredive dhe depozitave dëshmon për nivelin e lartë të riskut që ato perceptojnë.
Zef Preçi: ?Duhet përputhur parashikimet optimiste të Bankës Qëndrore të Shqipërisë të shprehura në kursin e kohës gjatë 2-3 viteve të fundit , të shprehur në instrumentin themelor që kanë në dorë, normën bazë të intreresit, me parashikimet tejet pesimiste, të rrezikshme që bëjnë bankat tregtare. Shqipëria, Bosnja dhe Kosova kanë këtë diferencë të interesave më të madhe në gjithë rajonin, ndoshta dhe gjithë Europën?.
Për ekspertin, Zef Preçi, në kushtet kur interesat e depozitave kanë rënë ndjeshëm dhe ato të kredive shumë ngadalë, nga politika e Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e lekut ka përfituar vetëm qeveria, e cila e ka marrë më lirë borxhin në tregun e brendshëm nëpërmjet bonove të thesarit.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/deklaratat-e-sejkos-preci-aksioni-kunder-informalitetit-nuk-do-cliroje-kreditimin/

Share This Video


Download

  
Report form