Lirimi i hapësirave publike, aksioni i Bashkisë do shtrihet në gjithë kryeqytetin

Ora News Lajme 2015-09-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në të gjithë qytetin e Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, që ishte në njësinë nr 8 lajmëron gjobe dhe rikthim te ambjenteve nga tregtarët ne gjendjen e meparshme.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike nga sot do të shtrihet pertej njesise 5, në të gjithë kryeqytetin.
Individët dhe bizneset të cilët kanë zënë ose kanë dëmtuar hapësirat publike duke ngritur aktivitetin e tyre ekonomike do të gjobiten jo vetëm për dëmin, por do të kenë detyrim dhe kthimin e këtyre ambjenteve në gjendjen e mëparshme.
Arbian Mazniku: ?Ligji parashikon që, nëse një individ apo subjekt krijon një dëm ndaj hapësirave publike, jo vetëm që gjobitet për këtë çështje, por ka edhe detyrimin që të paguajë të gjithë koston e rikthimit të kësaj hapësire në gjendjen e saj të mëparshme, në shërbim të qytetarëve?.
Arbian Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka parë nga afër aksionin pranë njësisë 8.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lirimi-i-hapesirave-publike-aksioni-i-bashkise-do-shtrihet-ne-te-gjithe-kryqytetin/

Share This Video


Download

  
Report form