Këshilli bashkiak i Tiranës miraton 4-fishimin e gjobave për ndotjen - Ora News- Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-09-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme katërfishimin e gjobave për perspnat ose subjektet që ndotin mjedisin dhe zaptojnë hapësirat publike.
Katërfishimi i gjobave ka ngjallur mjaft debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se PD-ja duhet të votojë këtë pr/vendim dhe të distancohet nga zhuli.
?Kush prish pemët dhe stolat e qytetit do të paguaj? tha Veliaj, duke vënë në dukje se në këto 30 ditë Bashkia e Tiranës ka performuar mirë, për të rregulluar dhe përmirësuar gjërat, në drejtim të pastërtisë dhe shërbimeve për komunitetin.
?Aksioni për pastrimin e qytetit do të vazhdojë dhe ndëshkimi për ata që dëmtojnë do të jetë rigoroz? , u shpreh Veliaj.
Ndërkohë këshilltarët kanë miratuar edhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara dhe kalimin e digës së liqenit Artificial nën administrimin e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Kryebashkiaku, Veliaj tha se diga e liqenit artificial të Tiranës është një objekt i rëndësisë së veçantë që kërkon mjete dhe asete për tu menaxhuar, gje te cilen mund ta beje Ujësjellësi. Ky vendim nga ana tjetër shtoi Veliaj, vjen në mbrojte të digës edhe nga ndërtimet.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-bashkiak-i-tiranes-miraton-4-fishimin-e-gjobave-per-ndotjen/

Share This Video


Download

  
Report form