Një tjetër shpërthim i një bombole gazi ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ngjarja trondiste e pak kohëve më parë në ?Don Bosko? po pasohet nga të tjera të ngjashme.
Këtë herë ngjarja raportohet nga një apartament i katit të parë në një pallat 5-katësh pranë shkollës ?Bajram Curri? në kryeqytet.
Rrjedhja e një bombole gazi 4 litra, ka shkaktuar zjarr në banesën që shihni në pamje, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes shprehen se bombola sapo ishte mbushur. Kur zonja e shtëpisë e ndezi për të gatuar, ajo ka shpërthyer si shkak i rrjedhjes. Sikurse shihet nga këto pamje zjarri i shkaktuar ka përfshirë të gjithë ambientin e banesës.
Jashtë kamerës familjarët shprehen se dëmi i shkaktuar përllogaritet të jetë gati 2-milionë lekë, pasi familja tregtonte këpucë e rroba të përdorura. Policia e Tiranës po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.