TIRANE - Avokati Sajmir Visha, mbrojtës i deputetit Mark Frroku, depozitoi mesditën e së enjtes në Gjykatën Penale të Vrasjeve në qytetin Nivelle të Belgjikës kërkesën e kilentit të tij për të marrë pjesë në seancën e datës 19 tetor 2015.
Fillimisht avokati u sqarua nga gjykata se çështja ndaj deputetit shqiptar është transferuar në këtë institucion pas ai më parë është gjykuar dhe dënuar në Bruksel, vend ku ka ndodhur edhe krimi për të cilin akuzohet, por Gjykata e Kasacionit e prishi këtë vendim.
Ligjet belge parashikojnë që një çështje e rikthyer nuk mund të shqyrtohet sërish në të njëjtën gjykatë, por transferohet në ndonjë qytet tjetër. Për më tepër edhe trupi i ri gjykues kompozohet me tre toga të zeza nga gjykata të ndryshme.
Pasi u njoh me kërkesën e të burgosurit Frroku, i cili në proces identifikohet edhe me emrin Besnik Morina, gjyqtari president urdhëroi që dokumentet shqiptare të futeshin në fashikullin e gjykimit, ç?ka edhe i hap rrugën pjesëmarrjes së deputetit shqiptar në gjykimin ndaj tij.