LEZHË - Një ditë pas ngjarjes në Laç ku u plagosën 7 persona, në shtëpitë e fisit Cali kanë mbetur vetëm fëmijët adoleshentë të familjes.
Pjesa tjetër janë ose në Spitalin e Traumës pranë të afërmeve të plagosur nga përleshja e të shtunës pas mesnare, ose në lokalin e tyre në lagunën e Patokut, i cili edhe sot është i hapur.
Kjo është rrugica ku janë vendosur shtëpitë e vëllezërve Cali në fshatin Fushe-Kuqe, të cilët u përfshinë në një përleshje ku u përdorën edhe armët, me pjesëtarët e familjes së deputetit të mazhorancës Armando Prenga. Këtë të dielë situata paraqitet e qetë. Në fshat nuk ka prani policie dhe vëllai i të plagosurve Gjon Cali, në një lidhje telefonike për A1 Report ka pohuar se gjatë ditës së sotme nuk është shënuar asnjë incident mes pjesëtareve të familjes së tij dhe Prengajve.
?Familjarët vërtetë janë të shqetësuar për këtë që ndodhi nuk e prisnin që të ndodhte kjo gjë është një gjë e papritur. Aktualisht kanë mbështetjen e policisë rrethit shoqëror, policia është sjellë jashtëzakonisht mirë me ta?, - tha Gjon Cali.
Cali gjithashtu ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e vëllezërve të tij është më e mirë, ndërsa i bën apel instancave përkatëse të zbardhin këtë ngjarje dhe të vendoset drejtësia.
?Ne i kërkojmë drejtësisë të zbardhi çështjen tamam si ka ndodhur ashtu siç është e vërteta të mos ketë manipulime dhe ndërhyrje që të manipulohen faktet e provat. Kërkojmë të bëhet një gjykim i drejtë dhe i saktë?, u shpreh Calipër A1 Report.
Aktualisht në Spitalin e Traumës në kryeqytet ndodhet i shtruar nën kujdesin intensiv të mjekëve, Tom Cali, i cili është plagosur më armë zjarri, ndërsa vëllezërit e tij Gjergji, Gjoka, Nikolli dhe Françesku që janë plagosur me mjete të forta ndodhen gjithashtu në spital por gjendja e tyre është e mirë dhe janë sistemuar në pavione.