Deputeti Ndoka heq dorë nga mandati: Do vërtetoj pafajësinë

Report TV 2015-09-07

Views 0

TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka dorëzon mandatin e deputetit. Vendimin e papritur për tu larguar nga salla e Kuvendit ku u zgjodh si deputet dy vjet më parë, Ndoka e ka argumentuar në një letër publike drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku thotë se do të ndjekë rrugën ligjore deri në Gjykatën e Të Drejtave të Njeriut për të vërtetuar pafajësinë e tij përballë dënimit nga Gjykata italiane per favorizim prostitucioni dhe rrembim personi.

?Nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t'ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime. Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Lus Zotin te me ndihmoje qe t'ia dal t'ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hall all «do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete?, - shkruan Ndoka në letrën e hapur drejtuar deputetëve të grupit të PS-së.

Në një shkrim të gjatë, deputeti Ndoka rrëfen rrugëtimin e jetës së tij nga fshati Skuraj i Kurbinit deri në largimin me skaf drejt Italisë në vitet 91?-?93, shtet ku Ndoka akuzon se ju ngrit një kurth i cili i kushtoi vuajtjen e dënimit prej 7 vjet e 6 muaj në qelitë italiane dhe një pjesë në Shqipëri.

Deputeti thotë se kurthi ju ngrit nga një polic italian me të cilin kishte krijuar lidhje e dashura e vëllait të tij. Ndoka sqaron se është dënuar në mungesë në një gjyq pa dijeninë e tij në Itali.

Sipas listes se Partise Socialiste deputeti i radhes ne qarkun e Lezhes eshte Eduart Ndocaj.

Share This Video


Download

  
Report form