Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka kërkuar kryeprokurorit Llalla të nisë hetimet për çdo shpifje të bërë nga politika kohët e fundit. Këtë kërkesë Tahiri e ka bërë pasditen e së hënës në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës.
?Nuk kam asnjë sekondë kohë për të humbur në llumin e shpifjeve të politikës përtej modelit që duhet përtej pandëshkueshmërisë
Meqë s?kam asnjë sekondë duhet të shpenzoj çdo sekondë duke punuar, i kërkova prokurorisë të nisë hetimet për gjithçka që është folur nga politika apo si oficer policie. Të hetojë drejtësia dhe institucionet jo politika. Saliu ka kërkuar dorëheqjen time dhe kryeministrit që pa filluar.
Kur më shan kënaqem?, tha ministri pas takimit me Llallën.
Pyetjes lidhur me akuzat e Zaganit, Tahiri iu përgjigj se prokuroria ta hetojë nëse është përfshirë në trafik droge siç pretendon ish-punonjësi i Policisë së Shtetit.