Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish kryeministri i përfshirë në aferën CEZ- DIA, për të cilën kreu i opozitës Lulëzim Basha akuzoi Ilir Metën, është Vilsion Ahmeti. Ai rezulton i dokumentuar nga hetimet e paraqitura në arbitrazh, si njeriu që ka përfituar nga kjo aferë. Ish kryeministri Vilson Ahmetaj është vëllai i Petrit Ahmetaj, këshilltar në Entin Rregullator të Energjisë në momentin e lidhjes së kontratës dhe person kyc në negociatat që i paraprin futjes në skenë të DIA-s. Ai kishte njohje me Kastriot Islamajn, të akuzuar krysor për përfitimet nga fondet e CEZ. Dokumenti i QKR-së tregon se Petrit Ahmeti dhe Kastriot Islamaj kanë themeluar në prill 2010 shoqërinë ASSET. Ata rezultojnë bashkëaksionerë në këtë kompani që ka si aktivitet të përgjithshem të softëare dhe programeve të ndryshme.
Ish drejtori I CEZ, Hejcek ka deklaruar në dëshminë e tij se ka qenë Kastriot Islamaj që ka njohur Bujar Nepravishtëm me Ahmetin. Lidhja mes tyre ka qenë e fortë përsa kohë funksionin kompania e përbashkët ASSET. Këtu nuk përjashtohet as ish kryeministri Vilson Ahmeti, i cili në dokumentat e arbritrazhit përfshihet si personi me njohje dhe influencë, duke vënë në dispozicion edhe një kompani për të përfituar fondet e CEZ. Në vitin 2014, një raport kontroll i Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës dëshmon për paratë e marra nga DIA për punë të pakryera prej saj.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nga-die-e-cez-perfitoi-vilson-ahmeti-lsi-fakte-kunder-akuzave-te-pd/