Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë pasditen e së mërkurës. I shoqëruar nga drejtuesit e Tatimeve në këtë qytet, ai fillimisht ka parë nga afër aksionin e ndërmarrë kundër informalitetit.
Rama është ndalur tek disa subjekte në rrugën "Luigj Gurakuqi" duke parë nga afër punën e tyre. Ai ka konsumuar edhe një kafe në një nga lokalet e kësaj zone, ku nuk ka nguruar të marrë edhe kuponin tatimor.
Pas inspektimeve nëpër biznese kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim edhe me Tatimorët duke i këshilluar që të zbatojnë vetëm ligjin,ose ne të kundërt do të përballen po më forcën e ligjit.
Në këtë takim Rama shoqërohej edhe nga disa ministra të kabinetit qeveritar Mimi Kodheli, Lindita Nikolla dhe Shkëlqim Cani. Ajo çfarë ra në sy ishte edhe prania e ish-deputetit të Qarkut të Lezhë, i cili dorëzoj mandatin dy ditë më parë Arben Ndoka.
Ai ishte përkrah Rames, ndërsa kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me strukturat e Partisë Socialiste në këtë rreth. Largimi i dy deputetëve Ndokës dhe Prengës të cilët i përkisnin Qarkut të Lezhës, duket se e kanë shqetësuar shefin e qeverisë.
Nga burimet brenda këtij takimi, i cili zgjati 30 minuta mësohet se Rama ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në kampin rozë, ndërsa nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe humbja e Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet e 21 qershorit.